TIKA organizon seminare në fushën e autizimit

TIKA organizon seminare në fushën e autizimit

Ekonomia April 16, 2019 - 19:57
Lexo tjera detaje

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), zyra Koordinuese në Prishtinë së bashku me ekspertët e fushës së autizmit nga Turqia, është duke organizuar seminare të Edukimit Special në Kosovë e cila përbëhet prej 4 moduleve me nga dy ligjërues për çdo modul, raporton zëri.info.

Në seminarin, i cili është mbajtur të martën, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Recica.

Koordinatori i TIKA-së në Prishtinë Hasan Burak, para të pranishmeve tha se qëllimi i këtyre seminareve që po organizohen është që të aftësohen dhe vetëdijesohen në lidhje me autizimin dhe sindromin down në Kosovë. 

“Sot është moduli i tretë i seminarit. Ky aktivitet që organizohet me qëllim të aftësimit. Sot kemi 300 pjesëmarrës”ka thënë ai.

Në anën tjetër Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një fjalë rasti para të pranishmeve tha se si komunë kanë ofruar hapësira të nevojshme në mënyrë që mos të paguhen qira, ndihmë kjo për të pasur qasje të barabartë të gjithë. 

Ndihmën e TIKA-s Ahmeti e konsideron si të jashtëzakonshme, për të cilën thotë se nuk zëvendësohet me asgjë tjetër.

 “Që një kohë kemi filluar bashkëpunimin me shoqatat për sindrom doën dhe autizëm por edhe me TIKA. Ndoshta këto aktivitete i duken te pakta sa i përket ligjëratave, por në Kosovë ka munguar edhe diagnostifikimi, por në vitet e fundit ka ndodhe një vetëdijesim. Si komunë kemi ofruar hapësirat në Arbëri në QKMF, në mënyrë qe mos të paguhen qiraja që të kemi qasje të barabartë”ka thënë ai.

Në anën tjetër Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale Skënder Recica ka thënë se e çmon lartë angazhimin e këtyre trajnimeve për personat me autizëm dhe sindrom Down.

Ai tha se si ministri do të ndihmojnë në adresim të nevojave të këtyre personave si dhe familjeve të tyre dhe që do të ofrojnë shërbime të mira dhe në kohë të duhur./ZËRI

Image

Image

Image

Image