Numri i saktë i punëtorëve të lojërave të fatit që do të mbesin pa punë në Kosovë

Numri i saktë i punëtorëve të lojërave të fatit që do të mbesin pa punë në Kosovë

Ekonomia April 16, 2019 - 16:21
Lexoni detajet!

Në bazë të ligjit që është miratuar në Kuvendin e Kosovës e cili shumë shpejt do të jetë në fuqi, për 10 vite Kosova nuk do të ketë lojëra të fatit.

Zyrtarja për Komunikim me Publikun e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa,  tha se edhe pse ka qenë e paraparë që lojërat e fatit të jenë larg shkollave, shpesh janë detyruar të jenë së bashku me institucionet e tjera për të arritur ti’ tatimojnë.

Për funksionimin e lojërave të fatit, Bytyqi-Sefa, bëri me ditur se nuk kanë informata nëse një zyrtarë i ATK-së, ka shkelur ligjin.

Për numrin e punëtorëve të lojërave të fatit e që pati shumë shifra të ndryshme, zyrtarja për Komunikim me Publikun e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa bëri me dije se sipas të dhënave që ka ATK-ja, në këtë sektor kanë punuar 2356 punëtorë.

”Ky numër ka qenë edhe për vitin 2017 dhe viti 2018”, tha ajo sot në emisionin “Ekonomiks”, në RTK3.

Sipas saj në Kosovë nuk licenca për kazino.