Istrefi: Po i trajtojmë kontratat e dëmshme, ia kemi dërguar prokurorisë

Istrefi: Po i trajtojmë kontratat e dëmshme, ia kemi dërguar prokurorisë

Ekonomia April 15, 2019 - 22:49
Lexo Detajet

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka deklaruar se është duke i rishikuar të gjitha kontratat e Telekomit të Kosovës.

Sipas tij problematike është që kjo ndërmarrje ka kontraktuar kompani nga jashtë Telekomit të punojnë për këtë ndërmarrje.

“Ne kemi një staf jashtëzakonisht të madh brenda, të përgatitur profesionalisht jashtëzakonisht mirë, por mundësitë e shkëputjes së këtyre kontratave janë të pamundshme”.

“E vetmja mundësi sipas disa ekspertëve ligjor është nëse prokuroria e shtetit i shpall si të dëmshme të gjitha këto kontrata. Atëherë ne mundemi njëfarë baze ligjore për ta plotësuar dhe të gjitha do të trajtohen”.

Istrefi gjithashtu bëri të ditur se i kanë dërguar të gjitha kontratat në Prokurori si dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala.

“Prokuroria është duke i trajtuar të gjitha kontratat që janë në Telekomin e Kosovës, i kanë marrë”.

“Edhe komisionit parlamentar i kemi dërguar të gjitha kontratat që i kanë kërkuar ju kemi dërguar. Kemi kërkuar afat shtesë sepse tre ditë kanë qenë të pamjaftueshme për me t’i ofruar gjithë ato dokumentacione”.