Këto janë çmimet e veturave që drejtojnë zyrtarët shtetëror!

Këto janë çmimet e veturave që drejtojnë zyrtarët shtetëror!

Ekonomia prill 14, 2019 - 10:58
DETAJET

Agjensioni Kundër Korrupsion (AKK) ditë më parë ka nisur të publikojë pasuritë dhe të ardhurat financiare të zyrtarëve të ndryshëm të shtetit.

Në formularët  e deklaruar nga ana e tyre, rezulton se kosovarët janë dukshëm marakli në automjete të ndryshme, kjo për faktin se shumë nga ta posedojnë vetura të kushtueshme,.

Halim Bajraktari ushtrues detyre në Universitetin Publik të Prizrenit ka deklaruar gjithësej 5 automjete.

I njëjti, ka deklaruar tre vetura të tipit “Mercedes”, një “Ferguson IMT 39” dhe një “Citroen C3”, shkruan Indeksonline.

Image

Bajraktari thotë se ato janë kryesisht ndihmë nga vëllëzërit e tij në Itali, trashëgimi si dhe kredi.

Kur jemi tek pronësia e disa automjeteve, pas Bajraktarit nuk qëndron keq as zyrtari nga KRU “Gjakova”, Muhamet Lama.

Ai ka një veturë të tipit “BMW X5”, prej 20.000,00 euro, një “Golf 5”, një eskavator si dhe një traktor.

Image

Image

E vetura luksoze posedon edhe drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Serbeze Muqaj- Kabashi.

Vetura e tipit “Nissan”, që ajo posedon mbanë çmimin 21.500.00 euro, derisa ajo e tipit “KIA”, 15.000,00 euro.

Image

Edhe Ylber Januzaj nga Ministria e Arsimit, gëzon një veturë të tipit “Renault Kadjar”, e cila kap shumën e 26 mijë eurove.

Image

Januzaj thotë se të njejtën e ka blerë pas shitjes së veturës paraprake dhe kredisë.