Shteti do t’i blejë 600 mijë certifikata të gjendjes civile, kushtojnë mbi 1 milion euro

Shteti do t’i blejë 600 mijë certifikata të gjendjes civile, kushtojnë mbi 1 milion euro

Ekonomia March 25, 2019 - 16:06
Lexo Detajet

Mbi 1 milionë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit për furnizim me certifikata të gjendjes civile. Më gjithë këto para pritet të blihen rreth 600 mijë certifikata të tilla, shkruan Express.

Zyrat e Gjendjes Civile në vend duket se kanë mbetur pa certifikata. Por, këtij problemi duket se po i vjen fundi.

Gjithë kjo pasi që Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender për furnizim me rreth 600 mijë certifikata të gjendjes civile. E shuma e parave që pritet të shpenzohen për këtë qëllim shkon në mbi 1 milion euro.

Kështu thuhet në njoftimin për kontratë që ka publikuar MPB-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, këto furnizimi me këto kontrata planifikohet të bëhet për 36 muaj, derisa afati i fundit për dorëzim të ofertave për tender është 6 maji i këtij viti.

Image

Image