Nga e hëna në Lipjan fillon nënshkrimi i peticionit për lojërat e fatit
FOTO: Laura Hasani

Nga e hëna në Lipjan fillon nënshkrimi i peticionit për lojërat e fatit

Ekonomia March 22, 2019 - 23:42
Lexoni detajet

Javën e fundit Kosova u trondit nga dy vrasje që ndodhën në kazino. Të shtunën një 36-vjeçar u vra me armë zjarri në një kazino në rrugën e Reshanit në komunën e Suharekës, ndërsa një i ri tjetër u vra të mërkurën mbrëma në një kazino në qytetin e Lipjanit, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Lidhur me këto ngjarje kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për “Zërin” ka deklaruar që duke filluar nga e hëna për tri ditë rresht në komunën e Lipjanit do të mbahet peticion me kërkesën për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

LEXO EDHE: Peticion për mbylljen e kazinove

“Normalisht që ne i jemi bashkangjitur iniciativës së kryetarit Bali Muharremaj që ta realizojmë një peticion me qytetarët për ta dërguar në Parlamentin e Kosovës, në mënyrë që të shfuqizohet Ligji për Lojërat e Fatit. Nga e hëna tri ditë rresht në sheshin në qendër do të organizohet peticion për t’ia dërguar Parlamentit të Kosovës kërkesën për ta rishikuar dhe për ta shfuqizuar Ligjin për Lojërat e Fatit”, ka thënë ai./ZERI