Sivjet do të pyllëzohen edhe 480 hektarë

Sivjet do të pyllëzohen edhe 480 hektarë

Ekonomia March 21, 2019 - 15:49

Zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi është takuar të enjten në Prishtinë me kryeshefin e Agjencisë Pyjore të Kosovës Ahmet Zejnullahu, ku kanë biseduar lidhur me rëndësinë dhe domosdoshmërinë e procedimit të Ligjit për Pyjet e Kosovës i cili do t’a rregullonte funksionimin dhe menaxhimin më të mirë të këtij sektori “Me kryeshefin e Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), Ahmet Zejnullahu biseduam lidhur me rëndësinë dhe domosdoshmërinë e procedimit të Ligjit për Pyjet e Kosovës i cili do t’a rregullonte funksionimin dhe menaxhimin më të mirë të këtij sektori!

Lajmi i mirë është se këtë vit, APK do të bëjë pyllëzimin edhe të 480 hektarëve të reja, e gjithë kjo me fidanët e prodhuara në Institutin e Pyjeve të Kosovës në Pejë”ka shkruar zëvendësministri Krasniqi