Mallrat serbe dominojnë tregun Kosovar përkundër taksës

Mallrat serbe dominojnë tregun Kosovar përkundër taksës

Ekonomia March 18, 2019 - 21:04
Lexo Detajet

Përkundër vendosjës së taksës 100 % ndaj mallrave serbe dhe boshnjake përsëri nuk vërehet mungesa e tyre në tregun kosovar.

Sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve arsyjet janë kontrabanda e mallrave dhe produktet të cilat ishin në treg para se të vëndosej taksa.

Ndërsa, zëdhënësi i doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci për RTV 21 pranon se ka kontrabandë por e arsyeton me faktin se  gjitha shtetet ndodhë një gjë e tillë.

“Kontrabandë ka pasur edhe para vëndosjes së taksës por tani nuk është vërejtur ndonjë rritje”, ka thënë ai

Policia e Kosovës ka thënë se i ka ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar një dukuri të tillë.

">http://