AKP-së publikimet në gazetat serbe dhe malaziase i kushtojnë mbi 56 mijë euro!

AKP-së publikimet në gazetat serbe dhe malaziase i kushtojnë mbi 56 mijë euro!

Ekonomia March 18, 2019 - 18:06
Lexo Detajet

Agjencia Kosova e Privatizimit në fillim të muajit shkurt të këtij viti ka kurorëzuar kontratën e radhës.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues është, “Shërbimet e publikimit në gazetat serbe dhe malaziase”, shkruan Indeksonline.

Shërbimet e publikimit në gazeten serbe “Dan Gras Danas”, këtij institucioni i kanë kushtar 39 mijë e 781 euro.

Kurse, shërbimet e publikimit në gazeten “Nova Pobjeda”, kanë kushtuar 16 mijë e 626 euro, derisa bëhet e ditur se kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Prebreza” Sh.P.K.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës:  Obligimet ligjore theksojnë nevojën që procesi i privatizimit/likuidimit të promovohet në mënyrë sa më të mirë të mundshme që të bëhet informimi i drejtë i të gjitha palëve të interesit, duke përfshirë investitorët potencial ish-kreditoret potencial, ish punëtoret e Ndërmarrjeve Shoqërore si dhe institucionet shtetërore dhe ato ndërkombëtare. Me qëllim të vazhdimit te procesit drejt publikimeve të listave te punëtorëve dhe shpalljes së fillimit të procedurave të likuidimit për të gjitha ndërmarrjet si dhe shpalljet tjera që janë relevante për njoftimin e publikut të gjerë kërkohen që të vazhdohen kontratat me gazetat në Serbi dhe Mal te Zi.