Ky është aplikacioni që tregon ndotjen e ajrit në Kosovë

Ky është aplikacioni që tregon ndotjen e ajrit në Kosovë

Ekonomia March 18, 2019 - 15:12
Lexoni detajet

Është lansuar aplikacioni që tregon për cilësinë e ajrit në disa komuna të Kosovës dhe kjo mund të bëhet përmes shkarkimit të këtij aplikacioni në Android dhe IOS.

Përmes shkarkimit mund të shihet në kohë reale niveli i ndotjes nëpër komunat e Kosovës, siç shihet në foton e mëposhtme.

Ndërkaq, tregohet edhe për rreziqet ose jo që sjell secili nivel i ndotjes, varësisht nga shkalla që arrijnë në atë vend.

Ndryshe, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me shefin e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, sot kanë lansuar aplikacionin mobil për prezantimin në kohë reale të të dhënave mbi cilësinë e ajrit në Kosovë.

Matoshi u deklarua se ky aplikacion do t’ua mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shohin cilësinë e ajrit në kohë reale.

Nga ana tjetër shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, tha se përmes këtij aplikacioni, qytetarët e Republikës së Kosovës mund ta shohin cilësinë e ajrit në mënyrë transparente.

Image

Image