Punëtorët e Trepçës, pa paga

Punëtorët e Trepçës, pa paga

Ekonomia March 17, 2019 - 22:00
Lexoni detajet

Për shkak të prodhimit të ulët dhe ndryshimit të Statutit, mbi 1200 punëtorë të ndërmarrjes pa paga

Ani pse ka perfunduar gjysma e muajit mars, Fejnullah Maloku nuk e ka marrë pagën për muajin shkurt.

Maloku që është punëtor në departamentin e pasurimit në kuadër të ndërmarrjes Trepça thotë se pa paga janë edhe kolegët e tij. 

E shkak i kësaj vonese sipas tij është një procedurë administrative.

Në menaxhmentin e kësaj ndërmarrje tregojnë se pos prodhimit të ulët gjatë muajve të dimrit, ka edhe një arsye për mos pagesa.

Një arsye tjetët është edhe greva e janarit e punëtorëve të Trepçës që direkt ka ndikuar në uljen e prodhimit.

E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka konfirmon se ndryshimi i Ligjit dhe Statutit të Trepçës është shoqëruar edhe me ndryshime administrative.

Statuti i ri dhe Ligji për Trepçën janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në muajin shkurt. Ndërmarrja publike “Trepça” është shndërruar në shoqëri aksionare.