Kryeqyteti shqiptar mbetet pa drita për tre ditët në vijim

Kryeqyteti shqiptar mbetet pa drita për tre ditët në vijim

Ekonomia March 17, 2019 - 18:43
Lexoni detajet

Për shkak të disa punimeve që do të kryhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shumë zona të Tiranës do të mbeten pa drita në 3 ditët në vijim.

OSHEE lajmëron se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Remont në nënstacionin Kinostudio/Tiranë

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Kinostudio, në datat 19-20 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona:
19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë
20 mars, pa energji: Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht)R”-njofton OSHEE.