Legalizimi i ndërtimeve mbetet pezull, komuna pa staf e ministrisë nuk i ngutet

Legalizimi i ndërtimeve mbetet pezull, komuna pa staf e ministrisë nuk i ngutet

Ekonomia March 16, 2019 - 19:19
Lexoni detajet

Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje është miratuar në vitin 2018. Komuna nuk kanë staf të specializuar që të merren me trajtimin e ndërtimeve pa leje. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsionor ende është në fazën e hartimit të legjislacionit mbështetës për këtë çështje, ndërkohë legalizimi i rreth 40 mijë objekteve është shumë larg.

Kosova dështoi në iniciativën e parë që të trajtoje ndërtimet pa leje. Ligji i miratuar në vitin 2013 që e mbulon këtë fushë u pa më shumë mangësi dhe nisma për të trajtuar ndërtimet pa leje pushojë për disa vite, pasi ligji u tërhoq dhe shkoi për plotësim ndryshim.

Në vitin e kaluar, Ligji për trajtimin  ndërtimeve pa leje kaloi në Parlament dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë si sponzorizues i tij nisi me procesin. Që të fillojë me trajtimin e ndërtimeve pa leje, MMPH-ja është duke hartuar njëherë edhe disa udhëzime administrative ligjore që ndërlidhen më këtë fushë, shkruan lajmi.net.

Ashtu si ligji paraprak, edhe ky mund të dështojë nëse Qeveria nuk merr parasysh çështjen e stafit që do të punojë në legalizimin e ndërtimeve pa leje. Këtë e pranojnë edhe vetë zyrtarët e MMPH-së.

Valdete Tahiri –Azemi, zyrtare për informim në MMPH, thotë se procesi ndodhet në fazën e hartimit të udhëzimeve administrative.

“Ligji për trajtimin e ka hyre në fuqi më 05.09.2018. Ministria është në fazën e hartimit të Udhëzimeve Administrative të cilat ligji i jep si obligim Ministrie e këto akte janë: Udh. Administrativ për  kërkesat themelore për shëndet dhe siguri, procedurat dhe dokumentacionin për trajtimin e ndërtimeve pa leje të kategorisë I dhe II; Udh. Administrativ për kërkesat themelore për shëndet dhe siguri, procedurat dhe dokumentacionin për trajtimin e ndërtimeve pa leje të kategorisë III; Udh. Administrativ për procedurat dhe kërkesat për rrënim të ndërtimeve pa leje; Udh. Administrativ për përmbajtjen dhe kërkesat për Bazën e të Dhënave të Legalizimit të ndërtimeve pa leje; Udh. Administrativ për procedurat e ankesave kundër vendimeve për trajtimin e ndërtimeve pa leje; dhe çështje tjera të domosdoshme për zbatim të plotë të këtij ligji”, tha ajo Tahiri –Azemi.

MMPH-ja ka disa direktiva për ketë vit që të adresojë këtë çështje.

“Synohet që në bashkëpunim me institucionet relevante(Ministrit dhe Komunat) të kryhen obligimet  ligjore të cilat Ligji na obligon duke i trajtuar të gjitha objektet të cilat evidentohet dhe janë evidentuar deri më tani si ndërtime të ndërtuara pa leje ndërtimi. Ligji për trajtimin e ndërtimeve nr.  06/L-024 duhet t’i trajtoj të gjitha ndërtimet e ndërtuara para datës 05.09.2018”, thotë zëdhënësja e MMPH-së.

Ajo thotë se momentalisht mund ta flitet për mungese të stafit të trajnuar i cili nuk ka përvoje në çështje të legalizimit.

“Vështirësitë mund ta paraqiten në fazat e mëtejme dhe të njëjtat mund të vije edhe nga tereni”.

Një nga shkaqet e mosinteresimit për legalizim të ndërtimeve pa leje, në vitet e kaluara del të jetë kostoja e lartë e legalizimit dhe kërkimi i shumë dokumenteve.

Zëdhënësja Tahiri –Azemi thotë se ligji aktual parasheh disa lehtësira, sidomos tek çmimi.

“Njëra nga lehtësuarat e cila llogaritet si më kryesorja është taksa e ulet për legalizim do të thotë një euro e metrit katror për shtëpi (objektet të kategorisë I) dhe dy euro e metrit katror për  objektet e kategorisë II”.

Numri i ndërtimeve pa leje u rrit dukshëm

Në tentativën e parë të procesit të legalizimit, MMPH-ja kishte krijuar një regjistër shtetëror ku ishin regjistruar ndërtimet pa leje. Krijimi i regjistrit nuk e ka pasur mundësin e selektimit të ndërtimeve pa leje të cilat janë të ndërtuara para lufte dhe ato pas lufte. Kështu që numri total i përfshin të dy periudhat dhe deri më 11. 06. 2015, në të gjitha komunat numri i ndërtimeve pa leje ka qenë 352, 836 sosh. Por, ky numër është rritur dukshëm, pasi që nga ajo kohë ndërtimet nuk janë ndalur, kryesisht në zonat rurale, pasi në zonat urbane komunat kanë bërë përpjekje që mos t’i lejojnë ato.

Ligji i ri zgjatë afatin kohor për trajtimin e rasteve nga organet kompetente (është ndryshuar dispozita për fushëveprim dhe tani Ligji është i aplikueshëm për gjitha ndërtimet pa leje të ndërtuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe nuk kufizon vetëm trajtimin e atyre ndërtimeve që janë regjistruar në ortofoto të vitit 2013). Ndërsa sa i përket ndërtimeve pa leje që mund të ndërtohen pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji nuk do të amnistohen, por mbetet të nënkuptohet se ato do të vazhdojnë të trajtohen me Kodin Unik të Ndërtimit pasi Projektligji ka vetëm efekt retroaktiv; Zgjatë afatin kohor për aplikim, por jo më shumë se katër vite pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji; Ofrimin e shërbimeve të komunave përmes “One Stop Shop” me qëllim të ofrimit të një kontakti të vetëm për qytetarët; Trajton gjithashtu ndërtimet pa leje në tokën publike dhe zona të veçanta.

Nga vetëm rreth 10.000 aplikimet që kanë ndodhur në ligjin e vjetër, janë legalizuar vetëm 2.000 ndërtime, objekte të larta dhe të ulëta.

Sipas praktikave të rajonit ligji mund të dështoi përsëri

Duke u nisur nga numri i madh i ndërtimeve pa leje, stafi jo adekuat, pengesat që do të dalin gjatë rrugës si dhe praktikat në rajon gati është e pa mundur të zgjidhet kjo problematikë edhe për disa vite.

Shqipëria është njëra nga vendet e rajonit me numrin më të lartë të ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri janë evidentuar rreth 500.000 objekte pa leje dhe deri më tani më pak se 200 mijë janë legalizuar. Shqipëria e ka nxjerrë Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje në vitin 2006, por është plotësuar tetë herë deri në vitin 2015.

Ndërsa, numri i ndërtimeve pa leje në Malin e Zi del të jetë më i vogli në rajon dhe sillet rreth 100.000 objekte. Mali i Zi deri vonë ka trajtuar ndërtimet pa leje me ligjet në fuqi për urbanizim dhe ndërtim. Në vitin 2010 ka aprovuar Strategjinë për Ndërtimin Informal dhe vetëm në vitin 2016 ka aprovuar Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. Për dallim nga Shqipëria dhe Kosova, aplikueshmëria e Ligjit të Malit të Zi nuk ndërlidhet me ndonjë afat kohor, por trajton gjitha objektet që janë të regjistruara në orotfoto të bëra nga organi administrativ kompetent për regjistrimin e të drejtave pronësore në kadastër.

Në Maqedoni kanë rezultuar 350 mijë ndërtime pa leje. Procesi ka nisur në vitin 2001. Ligji është ndryshuar dhe plotësuar 8 herë dhe akoma nuk ka përfunduar.

Në Kroaci, ligji është miratuar në vitin 2011, është ndryshuar dhe plotësor në vitin 2012.

Në Greqi kanë rezultuar 2.5 milionë ndërtime pa leje. Procesi ka filluar në vitin 1983. Ligji ishte plotësuar dhe ndryshuar disa herë dhe tashme procesi ka përfunduar