Mehmeti: BQK-ja e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit, jemi në hap me shtetet e zhvilluara

Mehmeti: BQK-ja e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit, jemi në hap me shtetet e zhvilluara

Ekonomia March 15, 2019 - 12:17
Lajmet e fundit nga vendi!

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka organizuar konferencë mbi rolin e saj në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka theksuar se dikasteri që ai udhëheq është i përkushtuar që të avancojë mbrojtjen e konsumatorit, raporton Ekonomia Online.

“Vitet e para të BQK-së ishin të lidhura më ndërtimin e strukturës bazike, me kalimin e kohës së bashku më mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë BQK arriti të avancojë kapacitetet e saj si vendet e zhvilluara”.

“Vitet e para të institucioneve financiare ishin shumë sfiduese, mirëpo avancimet e shënuara në infrastrukturës financiarë kanë rezultuar me sistem financiar modern dhe shtetëror. Sot sistemi jonë financiarë karakterizohet me shëndet të mirë”.

“Mbrojtja e konsumatorit nuk paraqet një veprim të vetëm por një sistem të tërë që mbrojnë të drejtat kontraktuare të klientit dhe kontribuojnë në aftësinë pagues të klientit. Ne kemi bërë shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve”.

Sipas Mehmetit, Banka Qendrore po punon në edukimin financiar të publikut.

“Numri i klientëve që parashtrojnë ankesa për institucionet financiare është rritur dhe kjo është pozitive për shkak se klientët janë vetëdijesuar. Banka Qendrore po punon në edukimin financiar të publikut. Banka Qendrore inkurajon institucionet financiare të rritin aktivitetin e tyre”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka thënë se është obligim i institucioneve që ta mbrojnë konsumatorin.

“Në mënyrë që një vend si Kosovë të arrij të jetë pjesë ë tregut të BE-së duhet ndërtimi i strukturës ku zbatohet ligji. Kur bëhet fjalë sistemi financiarë ne e dimë sa është e rëndësishme”.

“Angazhimi jonë në mbrojtjen e konsumatorit është obligim i yni për zhvillimin e vendit tonë. Ministria që unë udhëheq është e zotuar të mbrojë të drejtat e konsumatorit”.

Përmes një prezantimi, BQK-ja ka njoftuar të pranishmit për hapat që duhet ndjekur për tu impelemntuar politikat e mbrojtjes së konsumatorit si dhe politikat që ndjek ky institucion për të mbrojtur konsumatorin.

Sipas prezantimit ankesat e konsumatorëve në vazhdimësi janë rritur e sidomos gjatë vitit 2017-2018. Sipas tyre rritja e këtyre ankesave është bërë për shkak të vetëdijesimit të konsumatorëve dhe jo pse ka pasur probleme të theksuara, raporton EO.

Ankesat më të shpeshta për institucionet financiare-bankat janë për kredi, llogari-kartelë etj.

Image 
Image