Mazreku dhe Zeka biseduan për zvogëlimin e automjeteve të paregjistruara

Mazreku dhe Zeka biseduan për zvogëlimin e automjeteve të paregjistruara

Ekonomia mars 14, 2019 - 16:08
Lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku, ëstë takuar me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.

Sipas njoftimi të ShSk-së, në këtë takim është bashkëbiseduar lidhur me veprimet e përbashkëta që do të ndërmerr Shoqata e Sigurimeve të Kosovës me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të zvogëlimit të numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara.

“Në ditët në vijim do të organizojmë një tryezë me pjesëmarrës nga institucionet kompetente ku do të diskutohen veprimet e deritanishme në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në qarkullim rrugor dhe ato që do të merren më tutje në vazhdim, përfshirë edhe iniciativat për përmirësimin e rregullatives ligjore në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.