Të moshuarve ju dolën pensionet me rritje

Ekonomia February 22, 2019 - 15:43
Lexo tjera detaje

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka kryer sot pagesat me rritje për pensionistët.

Lajmin e ka dhënë vet ministri i MPMS-së, Skender Reçica.

“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, ka thënë ministri Reçica.

Si ministër i MPMS, ai thoitë se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale.