Bedri Istrefi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Ekonomia February 22, 2019 - 13:48
Lajmet e fundit nga vendi!

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A., në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Bedri Istrefi.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është  Bedri Istrefi.Image