Qershitë Japoneze mbillen në Prishtinë

Ekonomia February 21, 2019 - 12:20
Lexo tjera detaje

Fjolla Gjinovci / Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, ministrja e Jashtme e Japonisë, Toshiko Abe, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti kanë mbjellë të enjten në Prishtinë fidanët  të qershive Japoneze në oborrin e ish ndërtesës së Rilindjes, ku janë të vendosura disa ministri. Sipas tyre, mbjellja e drunjve të Qershive Japoneze ka kuptimin e miqësisë së Kosovës me Japoninë, shkruan zëri.info.

Pacolli tha se marrëdhëniet e e Kosovës me shtetin e Japonisë janë shumë të mira. “Ditë e bukur Pranvere, kemi nderin bashkë që sot me ne të kemi  edhe Ministren e Punëve të Jashtme  të Japonisë. Është hera e parë që ajo e viziton Kosovën jemi shumë të nderuar. Vizita ndodh në 10 vjetorin e instalimit te marrëdhënieve diplomatike me Japoninë”ka thënë ai, shkruan zëri.info.

Ndërsa, në anën tjetër ministrja e Jashtme e Japonisë Toshiko Abe tha se dëshiron që marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Japonisë të jetë gjithmonë të mira. “Sot po mbjellim këtë pemë dhe shpresoj te jetë simboli në mes të Kosovës dhe Japonisë dhe raportet  të jenë të njëjta në emër te Qeverisë Japoneze dëshiroj të përfundoj dhe të uroj raportet më të mira” theksoi ajo, shkruan zëri.info.


Edhe  kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se do të kenë kujdes të veçante për pemët Japoneze dhe këto pemë do të mbetën shenj e miqësisë me Japoninë. “Ka një kohë që me ambasadoren kemi filluar komunikimin për me sjellë fidanët në Kosovë. Këto fidane Japoneze janë pemët më të bukura që keni pa ndonjëherë  do të kujdesemi  në mënyrë të veçante që në këtë vend të duken tepër bukur” tha Ahmeti, shkruan zëri.info  / Zëri

Image