Në verë nis ndërtimi i parkingut nëntokësor

Ekonomia February 20, 2019 - 12:11
Lajmet e fundit nga vendi!

Në garën për parkingun nëntokësor në Prishtinë kanë mbetur dy kompani prej katër sa ishin kualifikuar. Nuha Bauunternehmun GMBH & Co KG & Qamili GBR “Alba Clean” dhe Jaha Company & Robstruzioni Spa janë dy kompanitë që po konkurojnë se kush do ta marrë projektin për finalizimin e parkingut nëntokësor të Prishtinës, raporton “Zëri.info”.

Në një konferencë për media Genc Bashota drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, tha se është optimist që gjatë këtij viti fillon procesi i ndërtimit të parkingut.

“Nëse shkon sipas planit, brumi është gati, ka vera e këtij viti veç se do të fillojë procesi i ndërtimit të parkingut nëntokësor", ka thënë Bashota.

Bashota tha se nga procedura e kualifikimit ishin përzgjehdur katër kompani që prej tyre dy janë tërhequr për të cilat ai nuk i di arsyet.

“I kemi hapur proceduarat për kualifikim në qershor të vitit të kaluar ky proces i përzgjedhjes së kompanive ka zgjstur deri në tetor të 2018-ës aty janë kualifikuar 4 kompani. Dy nga to janë tërhequr, në garë për momentin i kemi dy kompani dhe vazhdojmë më tutje për përzgjedhjen e tyre”, tha Bashota.

Numri vendparkingjeve do të jetë minimumi 500./Zëri