Lluka ndan mirënjohje për minatorët e Trepçës

Ekonomia February 19, 2019 - 16:15
Lexo detajet

Në shënimin e 30 vjetorit të grevës së Minatorëve të Trepçës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndau mirënjohje për minatorët të cilët ishin pjesë e kësaj greve dhe po këtë vit dalin në pension.

Këto mirënjohje u ndanë për kontributin e tyre të dhënë në minierën e Trepçës dhe për sakrificën e tyre gjatë grevës së 28 shkurtit në vitin 1989.

Ministri Lluka në fjalimin e tij falënderoi minatorët për punën dhe sakrificën e tyre dhe i njoftoi se benefitet të cilat u takojnë atyre shumë shpejtë do të zbatohen.

“Kjo është një ceremoni falënderuese për punën e juaj, për jetën të cilën e keni kaluar në minierën e Trepçës dhe posaçërisht për sakrificën në grevën e minatorëve. Ju uroj për miratimin e statutit të Trepçës e cila juve ju bënë hisedarë në këtë minierë”.

“Ne jemi duke punuar që benefitet të cilat ju takojnë të hyjnë në zbatim sa me shpejtë dhe shpresojmë që brenda 3 muajve të përfundon procedura”.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku u shpreh i kënaqur me kujdesin e treguar ndaj tyre nga Lluka.