Ngritja e temperaturave favorizon fillimin e spërkatjeve në pemishte

Ekonomia February 19, 2019 - 09:35
Lexo Detajet

Spërkatja dimërore e pemëve si masë agroteknike, aplikohet me qëllim të eliminimit të një numri të madh të shkaktarëve që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve në bimë. Këta dëmtues kanë qenë prezent në pemishte në vitin paraprak. Spërkatja dimërore shërben si masë parandaluese për të zvogëluar mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Moti në ditët e fundit u karakterizua me reshje të kohëpaskohshme të dëborës, të shoqëruara vende-vende edhe me erë të fortë. Edhe pse krasitjet kane filluar dhe janë në proces, këto temperatura nuk kanë qenë ndihmesë për fermerët që të fillojnë spërkatjen dimërore të pemishteve me preparate kimike.

IPKO- Stacionet Agrologjike kanë gjeneruar të dhëna që janë në interes të fermerëve Kosovar. Nga data 18 shkurt e deri më 22 të këtij muaji, do te ketë ngritje të temperaturave. Në regjionin e Pejës temperatura minimale do të sillet rreth 0 deri në 1ëC, ndërsa maksimalja do të arrijë në 12ëC. Në Gjilan temperatura minimale do të sillet nga -1, ndërsa maksimalja në 11ëC. Mot i ngjashëm do të mbretëroj edhe në komunën e Vitisë, Junikut, Gjakovës etj.

Aksioni i spërkatjes duhet të bëhet kur moti është i mirë, pa erë dhe temperatura e preferueshme të jete mbi 10ëC. Temperaturat pritet të ngritën ditët në vijim, ndërsa koha është më se e përshtatshme për përfundimin e spërkatjeve dimërore nëpër pemishte.