Nënshkruhet marrëveshja për sigurinë rrugore

Ekonomia February 14, 2019 - 16:59
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Shoqata e Sigurimeve te Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin Kosovar te Motorizimit (AMRKS).

Përmes kësaj marrëveshje synohet themelimi i bashkëpunimit profesional në fushën e sigurisë rrugore dhe zhvillimit të kapaciteteve në industrinë e sigurimeve.

“Fokus të veçante në këtë marrëveshje do të ketë veprimtaria e përbashkët në organizimin e tryezave shkencore për siguri, si dhe aktiviteti: kampanja vetdijësuese për sigurinë dhe sigurimet”, është thënë në njoftimin e ShSK-së.