KRU “Hidroregjioni Jugor” paralajmëron shkyqje prej marsit nga shërbimi i ujësjellësit

KRU “Hidroregjioni Jugor” paralajmëron shkyqje prej marsit nga shërbimi i ujësjellësit

Ekonomia shkurt 10, 2019 - 15:21
Lexo Detajet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” e cila furnizon me ujë regjionin e Prizrenit, ka bërë të ditur se nga marsi do të ketë shkyqje nga shërbimi i ujësjellësit.

Sipas njoftimit, me shkyqje do të përballen konsumatorët të cilët kanë më shumë se katër fatura të papaguara, por edhe ata që kanë përfituar nga falja e borgjeve, por që nuk u përmbahen kontratave për pagesë, përcjell zeri.info.

Përveç shkyqjeve, kompania ka njoftuar se do të procesohen edhe lëndë përnes Përmbaruesit privat.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A .PRIZREN   njofton  të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga shërbimet e ujësjellësit, se nga muaji mars 2019,   jemi të detyruar për të aplikuar  masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Konsumatorë të cilët kanë më shumë  se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve tona do të përballen me shkyqje individuale.

Përveq aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinjë,  K.R.U.  “HIDROREGJIONI   JUGOR“  SH.A.  Prizren do të merret edhe me procesimin e lëndëve permes Përmbaruesit Privat.

Poashtu të gjithë konsumatoret të cilët kanë perfituar nga falja e borgjeve, dhe nuk u përmbahen kontratave për pagesë, për të njejtit do të procesohet procedura permbarimore.

KRU,,Hidroregjioni Jugor“ SH.A. Prizren,  me  mirëkuptim  nga të gjithë kosumatorët kërkon që të realizoni borgjet e papaguara si dhe faturat rrjedhëse, me qëllim që të  mundësoni realizimin e furnizimit  të rregullt dhe sa me cilësorë me ujë të pishëm, sepse vetëm në këtë mënyrë Ju mund të kontribuoni  në cilesinë e shërbimeve tona.