
Ligji për Pagat po konsiderohet se thellon pabarazinë (VIDEO)
Ekonomia
shkurt 09, 2019 - 22:58
Lexo Detajet
Para disa ditësh parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për pagat në sektorin publik duke e cilësuar ngjarjen si me rëndësi të madhe për vendin.
Por ky ligj ka shkaktuar pakënaqësi tek disa kategori që kërkojnë barazi në pagat brenda sektorëve publikë.
Ndërsa ekspertët e ekonomisë thonë se ligji thellon hendekun mes pagave në sektorin publik dhe atyre në sektorin privat duke tërhequr vërejtjen për pasojat e rënda që mund të sjellë në të ardhmen një vendim i tillë.
Ndërkaq, Ligji në fjalë është paralajmëruar se nuk do të dekretohet nga presidenti.
I njëjti pritet të kthehet në kuvend.