Lajm i mirë për të gjitha kategoritë e pensionistëve!

Ekonomia January 25, 2019 - 16:10
Lexo tjera detaje

Në orët e pasditës së sotme Ministria e Financave i ka ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” vet ministri Bedri Hamza.

“Të gjitha pensionet janë ekzekutuar” ka thënë shkurtimisht ai.

Por, pensionet për muajin janar nuk kanë dalur me rritje në llogaritë bankare të pensionistëve, ashtu siç ishte paraparë nga 15 deri në 20 për qind nga paga bazë. Kjo për shkak e nuk është miratuar ende në lexim të dytë Projektbuxheti për vitin 2019.

Sipas të dhënave ende jozyrtare, pensionet e pleqërisë, ata që marrin nga 75 euro aktualisht, me buxhetin e ri do të marrin 90 euro. Kurse pensionistët kontribut- pagues nga shuma prej 230 eurove, do të marrin 34 euro më shumë në muaj.

Numri i përgjithshëm i pensionistëve në vend është rreth 170 mijë, prej tyre 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, që marrin nga 75 euro në muaj, ndërsa 45 mijë janë kontribut-pagues, që ndahen në katër kategori, të cilët marrin nga 158 deri në 230 euro në muaj në bazë të përgatitjes së shkollimit.