Kosova dhe Bosnja ballë për ballë me 100 përqindëshin

Ekonomia January 24, 2019 - 11:55
Lexo tjera detaje

Janë bërë më shumë se dy muaj që kur Kosova i vendosi taksë prej 100 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Sot, ka filluar takimi konsultues me Kosovën i kërkuar nga Republika e Bosnjës lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina.

Fillimin e takimit e ka konfirmuar për lajmi.net, shefi i kabinetit të MTI-së, Durim Limaj.

“Po, takimi ka filluar. Është takimi i parë bilateral në mes te dy vendeve. Jemi në konsulata siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova në Bonjë e Hercegovinë po përfaqësohet nga Durim Limaj, Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala si dhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.