Ja kur pritet të kthehet furnizimi normal me energji elektrike në Mitrovicë

Ekonomia January 23, 2019 - 16:43
Lexo Detajet

Ditën e djeshme kishte pasur një djegie të një trafostacioni e cila kishte lënë pa rrynë qytetin e Mitrovicës.

Me këtë rast të ngujuar kishin mbetur brenda hapësirave të Trepçës edhe rreth 110 minatorë, por që kishin arritur të dalin pa problem nga hapësra ku ishin ngujuar, transmeton zeri.info.

E problemi për furnizim me energji elektrike sipas KEDS-it pritet të zgjidhet tërësisht nga mbrëmja e sotme. Sipas njoftimit të KEDS-it,  janë angazhuar një ekip i madh i punëtorëve për ta zgjdhur problemin.

Njoftimi i plotë:

Krijohet në afat rekord zgjidhja për furnizim të Mitrovicës dhe Trepcës

KEDS, ka krijuar një zgjidhje të shpejtë për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës dhe Trepcës, pas djegies së djeshme. Zgjidhja ka të bëjë me riaftësimin e linjës së Vallaqit që gjendet në veri të vendit, për pjesën e furnizimit të qytetit dhe fshatrave përreth. Kjo është arritur edhe falë ndihmës dhe mbështetjes së institucioneve te vendit, Policisë e Kosovës për sigurinë e ofruar dhe KOSTT-in.

Ekipet e punëtorëve të KEDS kanë arritur të shtrijnë sot gjatë ditës përcuesin në linjën 35 kV që vije nga nënstacioni i Vallacit për drejtim në nënstacionin e Mitrovica 2, ku po bëhet kycja për të furnizuar një pjesë të madhe të Mitrovicës dhe fshatrave përreth.  Pos përcuesit, janë vendosur edhe shtylla dhe pajisje të tjera të rrjetit, pasi linja ishte joaktive që nga paslufta. Kjo është arritur falë angazhimit të madh të punëtorëve të kompanisë, të cilët janë në terren së bashku me menaxhmentin përkatës që nga dita e djeshme kur ndodhi avaria në asetet e Trepcës.

Paralel me këtë, KEDS së bashku me KOSST në afat rekord kanë gjetur alternativë shtesë të furnizmit për konsumatorët e apostrofuar më lartë, pasi linja që vije nga veriu nuk ka kapacitete të mjaftueshme.

Ne kete rast KEDS ka angazhuar numër te madh te punetoreve si dhe kontraktoreve per te punuar në shtrirjen e përcuesit 35 kV nga nënstacionin i KOSTT-it në Vushtrri në drejtim të Trepcës, sikurse edhe nga Trepca në drejtim të Vushtrrisë, në mënyrë që të përfundojnë punimet sa më shpejtë të jetë e mundur. Punimet në të dy anët janë në përfundim e sipër dhe nëse gjithçka shkon sipas planit pritet që furnizimi me energji elektrike për qytetarë të kthehet nëmbrëmje.

Situata e tillë është krijuar pas djegies së djeshme rreth mesditës të trafos së Trepcës, e lidhur me kapacitetet transmetive të KOSTT-it. Dëmi ishte i madh dhe është e pamundur të kthehet në punë. Në këto rrethana, KEDS bashkë me aktërët tjerë është vënë menjëherë në lëvizje.  Fillimisht, është gjetur zgjidhje e furnizimit të minierës për t’i nxjerrë nga zgafella mbi 100 minatorë që kishin mbetur të ngujuar, pastaj për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më të shpejta të furnizimit të konsumatorëve dhe kjo u arrit edhe falë bashkëpunimit të KOSTT dhe institucioneve të vendit.

Shprehim falenderim per KOSST qe bashkerisht gjetem zgjidhje te shpejt, poashtu institucionet e Kosoves per perkrahjen, policine e Kosoves qe krijoi siguri per te realizuar punimet, si dhe qytetaret e Mitrovices tek te ciliet gjetem mirekuptim dhe perkrahje.