Matoshi: Taksa mund të zgjasë edhe një shekull nëse Serbia nuk e njeh Kosovën

Ekonomia January 22, 2019 - 18:22
Lexo tjera detaje

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi për taksën ndaj produkteve serbe do të mund të vahdojë edhe për njëqind vitet e ardhshme nëse Serbia ka luksin që të mos e njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Taksa vazhdon të mbetet në fuqi, mund të zgjas edhe një shekull, nëse Serbia ka luks të mos e njoh Serbinë”, ka thënë Matoshi në emisionin FRONTAL në T7.

Ai ka thënë se taksën mund ta heq vetëm Qeveria e Kosovës, dhe askush tjetër.

“Kur është vendosur taksa, SHBA-ja nuk ka qenë palë , kështu që vendimin mund ta heq vetëm Qeveria Haradinaj”, ka shtuar këshilltari i Haradinajt.

Ndërsa sa i përket takimit të sotëm me ambasadorin Kosnett dhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, Matoshi thotë se ka qenë një takim i rregullt, dhe se në këtë takim as që është diskutuar për rrëzim të Qeverisë.

“Ka qenë një takim punë i rregullt, shumë i mirë. Ka reflektuar në përmbushjen e agjendës shtetërore të Kosovës. Për fat të mirë.Qeveria nuk po bie pas këtij takimi. Taska e forcon shtetin e Kosovës dhe qeverinë e Haradinaj. S’është diskutuar fare për rrëzimin e Qeverisë”, është shprehur Haradinaj.

Ai thotë se vendimi për taksë është kërkesë sovrane e e popullit të Kosovës.