Minatorët dalin nga miniera, gjendja shëndetësore e tyre stabile

Ekonomia January 22, 2019 - 18:12
Lexo tjera detaje
Image

Të marten, 110 minatorë të “Trepçës” kanë mbetur të  ngujuar në horizontet e minierës për shkak të një defekti në trafostacionin elektrik.Ministri Lluka: Gjendja në minierën e “Trepçës” në Stantërg është normalizuar, minatorët kanë dalë nga horizontet pa probleme, shkruan Gazeta "Zëri".

Mitrovicë. Kanë arritur të dalin pa ndonjë problem 105 minatorët e “Trepçës”, të  ngujuar në horizontet e minierës në Stan Tërg, për shkak të një defekti në trafostacionin elektrik. Gjendja shëndetësore e minatorëve, sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, është stabile. Fillimisht ishte vënë kontakti me minatorët e ngujuar dhe me të cilët ishte folur për mënyrën e nxjerrjes së të tyre të shpejt nga horizontet.  

“Janë 110 minatorë që kanë mbetur brenda, më herët kam biseduar me drejtorin e minierës. Ata janë duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që të vendosin ndonjë kontakt të mundshëm me ta për të dalë jashtë”, ka thënë ministri Lluka me t’u njoftuar se 110 minatorët kanë mbetur të ngujuar minierës. Ndërkaq, të njejtën e ka ripërseritur edhe Xhafer Tahiri, ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”.

“110 punëtorë të Trepçës mbetën që kanë mbetur të ngujuar për disa orë brenda minierës për shkak të prishjes së trafos kryesore të rrymës, kanë dale dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Në bashkëpunim me KEK-un kemi arritur të sigurojmë një linjë alterntaaive të energjisë për të mundësuar nxjerrjen e punëtorëve të ngujuar brenda minierës”, ka thënë Tahiri. Ndërkaq, Xhafer Peci, drejtor i minierës me flotacion në Stantërg, ka treguar që gjendja e punëtorëve është e mirë dhe nuk ka panik. “Janë minatorë me përvojë, punëtorë të profileve të ndryshme”, tha Peci.Sipas tij, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i institucioneve, si policia e të tjera. Se minatorët kanë dalë nga miniera dhe se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë e ka konfirmuar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Nëpërmes të një postimi në rrjetin social Facebook, ministra Lluka, siguroi se të gjithë minatorët kanë dalë nga horizontet e minierës, shkeuan Gazeta "Zëri".

“Problemi vazhdon të jetë furnizimi me energji për Mitrovicën, ndërkohë që miniera kërkon gjithashtu furnizim stabil për pompat e ujit që nuk lejojnë vërshimin e horizonteve. Vërshimi i mundshëm i minierës rrezikon operimin e Trepçës me muaj prandaj edhe udhëzimet janë që prioritet të ketë furnizimi me energji për pompa”, ka thënë ministri Lluka. Ai ka shtuar se si pasojë e djegies së një trafostacioni të vjetër në minierën e Stan Tërgut, minatorët kanë mbetur të bllokur.

Ekipet emergjente që kanë ndihmuar në nxjerrjen e minatorët nga horizontet e minierës së Stan Tërgut i ka falënderuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim bahtiri.

“Si pasojë e djegies së një trafoje, mbi 100 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere. Ekipet Emergjente, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, së bashku me zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndalur zjarrin tek trafoja e cila ndodhet në fshatin Shupkovc. Gjithashtu ata kanë vizituar edhe minierën e ‘Trepçës’ duke u dalë në ndihmë minatorëve të cilët kanë qëndruar të ngujuar në horizonte si pasojë e shkyçjes së energjisë elektrike. Problemi tashmë është tejkaluar, sepse është bërë kyçja e rrymës përmes një mënyre alternative. Nuk ka asnjë shqetësim për minatorët, sepse të gjithë kanë dalë shëndosh e mirë, Intervenimi i ekipeve emergjente si dhe KEDS-it ka qenë i menjëherëshëm dhe efikas, shpresojmë se kjo të mos përsëritet më”, tha kryetarii Mitrovicës, Agim  Bahtiri./ZËRI