Formohet komisioni për privatizimin e Telekomit të Kosovës

Ekonomia January 22, 2019 - 17:44
Lexo tjera detaje

Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër privatizimit të Telekomit.

Kjo ngase me vendim ka autorizuar Komisioni për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”

Komisioni i kryesuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe në përbërje të Ministrit të Financave, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale do t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës ofertuesin më të suksesshëm për privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Komisioni do të mbështet nga Njësia Implementuese për Privatizim e cila do të themelohet për këtë qëllim nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.