Sot nisin procedurat për privatizimin e Telekomit

Ekonomia January 22, 2019 - 13:57
Lexo Detajet

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që nis pas dhjetë minutash, pritet të shqyrtojë Propozim-vendimin për të autorizuar një komision qeveritar për privatizimin e Telekomit.

Express ka mësuar se kjo është pika e pestë e mbledhjes së Qeverisë, e thirrur nga Kryeministri Ramush Haradinaj, për të martën në ora 14:00.

“5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” (MZhE)”, parasheh agjenda e mbledhjes së ekzekutivit.

Ndërkohë, mbledhja e Qeverisë mbahet pak minuta pasi Haradinaj ka takuar ambasadorin Amerikan Philip Kosnett, në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli.

Takimi Veseli-Haradinaj-Kosnett ka pasur për diskutim heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, sipas kërkesës së SHBA-ve.