Digjet trafo në Trepçë, Mitrovica mbetet pa rrymë (FOTO)

Ekonomia January 22, 2019 - 13:35
Lexo Detajet

Qytetarët e Mitrovicës kanë mbetur sot pa energji elektrike.

Arsye sipas KEDS-it e kësaj ndërprerjeje është djegia e një trafoje brenda objektit të Trepçës, transmeton zeri.info.

Sipas njoftimit KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreth 2/3 e konsumatorëve të Mitrovicës, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepça dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë.

Image