Komisioni dërgon në Kryesi 12 emra për anëtarë të Bordit të KOSTT-it

Ekonomia January 22, 2019 - 12:56
Lexo Detajet

Komisioni për Zhvillim Ekonomik i ka përcjellë në Kryesi 12 emra të kandidatëve për anëtarë të Bordit të KOSTT-it.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik i ka përcjellë në Kryesi Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të ndërmarrjes “KOSTT”, me emrat e 12 kandidatëve për anëtar të Bordit të kësaj ndërmarrje.

Kryetarja e komisionit Sala Berisha-Shala ka treguar për mbarëvajtjen e konkursit për zgjedhjen e Bordit të ndërmarrjes “KOSTT”.

“Në konkurs kanë aplikuar 33 kandidatë ndërkaq në listën e ngushtë janë përfshirë 29 kandidatë, vullnetarisht janë tërheq nga gara 6 kandidatë”, ka thënë Berisha-Shala.

Sipas saj këta kandidatë janë në mesin e atyre që kanë arritur më së shumti poenë.

“12 kandidatë janë propozuar me më së shumti poenë. Kërkoj që këtë listë me këta 12 emra ta procedojmë në seancë”.

Muharrem Nitaj, nga AAK-ja është ankuar për moskoordinim të dinamikës së punës, raporton EO.

“Vlerësoj që puna e panelit intervistues dhe kërkesat e partnerit për dinamiken e punës së panelit intervistues kanë qenë në shpërpushje me mundësit. Herëve tjera duhet të koordinohemi më mirë”, tha ai.