Thaçi: Viti 2018 u mbyll me shumë rekorde për KEK-un

Ekonomia January 20, 2019 - 13:19
Lexo Detajet

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK, Njazi Thaçi i ka renditur disa prej rekordeve që ka arritur korporata që menaxhon përgjatë vitit 2018.

Thaçi ka treguar se vitin që shkoi, Njësia B2 e termocentralit “Kosova B” ka punuar me kapacitete të plota prodhuese prej 284 MW/h, që nga 25 shtator.

Ky rekord nuk është arritur asnjëherë më parë, që nga lëshimi në punë para rreth 30 vjetëve.

“Njesia B2” është në punë, prodhim pa nderpre që nga data 25.09.2018. Me kapacitete teë plota prodhuese prej 284 MW/h energji elektrike. Njëkohësisht dhe me 25 MW energji termike nga ku mundësohet ngrohje të kryeqytetit, Prishtinës. Nëse llogaritet me ditë pune, është fjala pa ndërprerje fare, kjo njesi nuk është ndalur së prodhuari mbi 110 ditë pune. Ky është një rekord që nuk është arritur asnjëherë më parë që nga lëshimi në punë para rreth 30 viteve”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përmendur edhe një tjetër rekord që e arriti KEK-u më 2018.

“Rekord tjeter është edhe fakti që në total gjatë vitit 2018 kjo njesi ka qenë në Prodhim për plotë 11 muaj e 8 ditë, pra ka pasur vetëm 21 ditë ndalesa gjatë gjithë vitit. Me këto statistika kjo njesi besojmë se ka thyer rekordet e secilit termicentral tjetër në rajon dhe shtete të BE-së me më së shumti orë pune brenda nje viti. Krahasuar me termocentrale që prodhojnë energji elektrike nga thengjilli”, ka theksuar ai.

Ky është shkrimi i plotë i Njazi Thaçit ku tregon edhe për të arritura të tjera të KEK-ut:

Rekorde të arritura si asnjë herë më parë në historinë e Termocentraleve të KEK-ut.

“Kosova B”

“Njesia B2” është në punë, prodhim pa nderpre që nga data 25.09.2018. Me kapacitete teë plota prodhuese prej 284 MW/h energji elektrike. Njëkohësisht dhe me 25 MW energji termike nga ku mundësohet ngrohje të kryeqytetit, Prishtinës.

Nëse llogaritet me ditë pune, është fjala pa ndërprerje fare, kjo njesi nuk është ndalur së prodhuari mbi 110 ditë pune. Ky është një rekord që nuk është arritur asnjëherë më parë që nga lëshimi në punë para rreth 30 viteve.

Rekord tjeter është edhe fakti që në total gjatë vitit 2018 kjo njesi ka qenë në Prodhim për plotë 11 muaj e 8 ditë, pra ka pasur vetëm 21 ditë ndalesa gjatë gjithë vitit.

Me këto statistika kjo njesi besojmë se ka thyer rekordet e secilit termicentral tjetër në rajon dhe shtete të BE-së me më së shumti orë pune brenda nje viti. Krahasuar me termocentrale që prodhojnë energji elektrike nga thengjilli.

Nuk përfundon me kaq.

Edhe “Njesia B1”, e TC “Kosova B”, pas një remonti të suksesshëm, është me prodhim pa asnjë ndalesë nga data 13.12.2018. Kjo njesi është duke prodhuar po ashtu me kapacitet maksimal prej 295 MW/h energji elektrike dhe 45 MW energji termike për ngrohje të Prishtinës.

“Kosova A”

Edhe rezultatet në termocentralet e “Kosova A” do të befasojnë secilin profesionist të kësaj fushe nëse merret parasysh vjetëresia e tyre. Prodhimi i enegjisë elektrike në njesitë e “Kosova A” janë rritur për 100% krahusuar me vitin paraprak. Asnjë ramje e pa planifikuar gjatë kësaj pjese të sezones së dimrit. Pa ndërprë gjatë gjithë kohës në prodhim dhe në gjendje shumë të mirë.

Keto rezultate janë arritur falë një angazhimi maksimal dhe kujdesi të vazhueshëm e po ashtu mirë planifikimit të investimeve.

KEK-u vazhdon të jetë në prodhim me kapacitete të plota prodhuese prej 800 MW/h energji elektrike.

KEK-u është dhe do të vazhdon të jetë storia më e suksesshme në vend, edhe me rezultatet më të mira në nivel rajoni dhe më gjerë.