Pas publikimit të skandalit nga gazeta 'Zëri', AQP anulon tenderin e 'Plazmave'

Ekonomia January 19, 2019 - 15:16
Lexo tjera detaje

Agjencia Qendrore e Prokurimit është përfshirë në skandalin e 23,5 milionë eurosh, për kërkesën për blerje të produkteve nga Serbia edhe për kundër taksës 100%.

Pas publikimit të këtij skandali nga Gazeta "Zëri" si dhe presionit nga institucionet, kjo agjenci është përpiqur të arsyetohet se ka qenë një gabim teknik tek kërkesat e saj, për prodhime që vinë nga prodhues serb. Ajo ka bërë listen e produkteve dhe sasinë që synohet ta blejë përmes 23,5 milionë eurove, e që kryesisht janë prodhime serbe si “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”.

LEXO EDHE: Institucionet blejnë 'Plazma' përmes tenderit publik

Kjo agjenci në arsyetimin e saj, ka thënë se kanë përdorur një shabllon të vitit 2015, duke dëshmuar se gjatë këtij viti ka dëmtuar prodhuesit vendor duke i favorizuar ata të shtetit serb.

“Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga Dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë   grumbullimit te kërkesave nga AK-se ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe Zyrtari përgjegjës i prokurimit se bashku me Autoritetet Kontraktuese kane bere lëshim teknik pasi qe nuk kane modifikuar shabllonin ne përputhje me rrethanat”, thuhet në komunikatën e AQP-së.

AQP e ka pranuar se tashmë është tërhequr nga favorizimi që i është bërë prodhuesve serb.

“Gjithashtu, ju informoj, se pasi qe AQP ka vërejtur ketë gabim teknik, AQP ka ndërmarre hapat e nevojshme dhe ka përmirësuar gabimin, duke për korrigjimet e nevojshme dhe për ketë korrigjim janë njoftuar te gjithë Operatoret Ekonomik. AQP deklaron se pas këtij korrigjimin, asnjë artikull ne ketë aktivitetet nuk i referohet produkteve te Serbisë. Lëshimet e tilla teknike nuk do te tolerohen ne te ardhmen”, thuhet në arsyetimin e AQP-së.

Pas skandalit të “Plazma Tenderit” të AQP-së, përvec kryeministrit Ramush Haradinaj e Ministrit Endrit Shala, ka reaguar edhe kompania vendore “Meka”./ZËRI