Edhe ministri Shala reagon pas shkrimit të 'Zërit', për skandalin në AQP

Ekonomia January 19, 2019 - 14:48
Lexo tjera detaje

Gazeta “Zëri” ka raportuar për tenderin e shpallur  nga Agjencia Qendrore e prokurimit (AQP) në vlerë prej 23.5 milionë euro për të blerë produktet që prodhohen në Serbi.

Pas këtij veprimi reagim të ashpër ndaj AQP-së ka bërë edhe ministri I tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Endrit Shala.

Si cili e quan të papranueshëm këtë veprim, ndaj të cilit kërkon organet kompetente të marrin masat, shkruan “Zëri.Info”.

LEXO EDHE: Institucionet blejnë 'Plazma' përmes tenderit publik

“Është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin, me ekonominë e lirë dhe në kundërshtim të plotë me politikat e qeverisë për përkrahje të prodhimit vendor një favorizim i tillë i disa produkteve serbe nga AQP, duke elimimuar qysh në start prodhimet tona vendore.

Si minsitër i MTI-së ftoj organet kompetente, po ashtu organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë veprim, që për mua është i papranueshëm”, ka shkruar Shala.