Demhasaj: Kërkesa për blerje të produkteve serbe dëmton buxhetin

Ekonomia January 19, 2019 - 14:03
Lexo tjera detaje

Produkte ushqimore të prodhuara në Serbi, siç janë: “Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe disa të tjera janë paraparë të blihen përmes tenderit publik 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, shkruan Gazeta "Zëri".

Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, për "Zërin" thotë se kërkesa për blerje të produkteve të Serbisë për nevoja të institucioneve bie ndesh me vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Sipas tij, me këto kërkesa buxheti do të dëmtohet shumë, pasi që për realizim të këtij tenderi produktet e prodhuara mund të importohen në Kosovë, por kur çmimi i tyre tash është shumë i lartë për shkak të taksës prej 100 për qind.

LEXO EDHE: Institucionet blejnë 'Plazma' përmes tenderit publik

“Është pak e palogjikshme se pikërisht në këtë moment janë pikërisht institucionet që po lobojnë kundër prodhimeve serbe e në anën tjetër institucionet përmes tenderëve publikë po blejnë produkte të prodhuara në Serbi.

LEXO EDHE: Pas shkrimit të botuar në 'Zëri', Haradinaj reagon për skandalin e AQP-së me produktet serbe

Kjo nuk ka logjikë”, ka thënë për gazetën “Zëri” Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”.