Pas shkrimit të botuar në 'Zëri', Haradinaj reagon për skandalin e AQP-së me produktet serbe

Ekonomia January 19, 2019 - 13:10
Lexo tjera detaje

Gazeta “Zëri”, sot ka raportuar që Agjencia Qendrore e Prokurimit(AQP) ka shpalluar një tender 23.5 milionë euro për të blerë produktet e “Plazma”, “Eurokrem”, “Smoki”, e të tjera që prodhohen në Serbi e që janë të destinuara për një numër të madh të intitucioneve qendrore, lokale, por edhe për ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë, shkruan Gazeta "Zëri".

Ndaj këtij veprimi të AQP-së ka reaguar i pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj i cili ka thënë që për këtë tender është njoftuar nga mediat duke iu referuar shkrimit të botuar në të përditshmen “Zëri”, me titull “Institucionet blejnë 'Plazma' përmes tenderit public”. 

LEXO EDHE: Institucionet blejnë 'Plazma' përmes tenderit publik

Ai ka njoftuar që ka filluar të merren masa ndaj këtij veprimi të kësaj agjencie. 

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë:

Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi.