Po përgatitet një praktikë korruptive e paprecedentë në Evropë

Ekonomia January 16, 2019 - 19:04
Lexo Detajet

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka shkruar se transferimi i pasurisë së OJQ-ve në biznese private është një praktikë korruptive dhe e paprecedentë në Evropë e më gjerë, raporton portali “Zeri.info”.

“Tek ne mundësohet përmes Ligjit për OJQ, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 7 nëntor 2018. Mbi 250 OJQ, janë mobilizuar duke takuar partitë politike, grupet parlamentare, deputetë e përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare për të rikthyer dispozitat standarde të këtij ligji. Dispozita të cilat parandalojnë shpërdorimin e parave në mënyrë ligjore dhe rikthejnë parimin bazë të sektorit jo-qeveritar, e që është veprimi jo-fitimprurës”, ka shkruar mes tjerash Kryeziu.

Ai poashtu ka bërë të ditur se sot, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Sh.T. Christian Heldt ndau shqetësimin e mbi 250 OJQ-ve për shkeljen e këtij parimi në Ligjin e ri për OJQ. Ngjashëm, sipas tij,,ambasadori i Zvicrës në Kosovë Sh.T. Jean-Hubert Lebet u angazhua në përkrahje të kërkesave të shoqërisë civile dhe parimeve ndërkombëtare. /Zëri/