'Taksa ndaj Serbinë të suspendohet përkohësisht, por jo ndaj Bosnjës'

'Taksa ndaj Serbinë të suspendohet përkohësisht, por jo ndaj Bosnjës'

Ekonomia janar 15, 2019 - 22:54
Lexo tjera detaje

SHBA-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen e taksës 100 për qind për Serbinë.

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë që Qeveria e Kosovë e ka një mundësi që ta plotësojë kërkesën e SHBA-së për heqjen e taksës 100 për qind për Serbinë.

Sipas Maliqit, Qeveria e Kosovës mund ta suspendojë përkohësisht taksën deri sa të vazhdojë dialogu për arritjen e marrëveshjes politike, dhe ku nuk kontestohet e drejta e Kosovës.

Po ashtu, ai ka shtuar se taksa 100 për qind nuk duhet të hiqet për Bosnjën dhe Hercegovinën pasi që me këtë shtet, Kosova nuk po zhvillon asnjë dialog.

Shkrimi i plotë i Shkëlzen Maliqit në Facebook:

Qeveria e Kosovës e ka një mundësi elegante që ta plotësojë kërkesën e SHBA-ve për heqjen e takses 100 % për mallin e importuar nga Serbia duke e arsyetuar këtë si “SUSPENDIM TË PËRKOHSHËM DERI SA VAZHDON DIALOGU PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES POLITIKE”, çka do të ishte plotësisht në pajtim me qëndrimin e Qeverisë Amerikane, ku nuk kontestohet e drejta e Kosovës që të vendos taksa, si kundërmasë për pengesat që Serbia dhe Bosnja aplikojnë vazhdimisht për importe të mallrave nga Kosova. SUSPENDIMI I PËRKOHSHËM NUK DO TË DUHEJ TË PËRFSHINTE BOSNJËN pasi që me ketë shtet nuk po zhvillohet dialogu dhe kemi të drejtë që të kërkojmë reciprocitet të plotë tregtar.