I tërë qyteti i Kosovës mbetet pa ujë të pijshëm

Ekonomia January 15, 2019 - 11:28
Lexo Detajet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se qytetarët e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme Podujeva do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevë, janë punime  teknike në gypin me diametër 400 mm në fshatin Surkish.

"Punimet teknike do të zhvillohen për t,i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit.Sanimi i defekteve në gypin 400 mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme. Intervenimet e tilla në rrjetin primar dhe sekondar, po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit për konsumatorët", thuhet në një njoftim të ujësjellësit.