Deçani mbetet sonte pa rrymë

Deçani mbetet sonte pa rrymë

Ekonomia janar 10, 2019 - 23:58
Lexo detajet!

Komuna e Deçanit sonte do të jetë në terr.

Krejt kjo për shkak të prishjes së kabllos nëntokësore të tensionit të lartë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar qytetarë, Me keqardhje më duhet të ju informoj, se për shkak të prishjes së kabllos nëntokësore të tensionit të lartë. Sonte në qytetin e Deçanit nuk do të ketë rrymë. Shpresoj dhe besoj që deri nesër në mesditë të riparohet prishja nga KEDS-i! Ju falenderoj për mirëkuptim!”, ka shkruar ai.