Ministria e Pal Lekajt, i del në ndihmë komunës së Gjakovës

Ekonomia January 10, 2019 - 21:13
Lexo detajet!

Pas kërkesës zyrtare nga komuna e Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve, transmeton “Zëri.info”.

Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri 1 metër.

"Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit. Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infastrukturës.

Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT, janë në gjendje të mirë për qarkullim.