Komunat e AAK-së përfitueset më të mëdha të grantit prej 1 milionë të Fushatës 'Ta Pastrojmë Kosovën'

Komunat e AAK-së përfitueset më të mëdha të grantit prej 1 milionë të Fushatës 'Ta Pastrojmë Kosovën'

Ekonomia janar 09, 2019 - 18:54
Lexo tjera detaje

Qeveria e Kosovës dhe ‘Let’s Do It Kosova’ nesër mbajnë konferencën përmbyllëse të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila kishte zgjatur nga15 shtatori deri më 15 dhjetor 2018.

Në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat gjatë fushatës, ku do të bëhet edhe shpallja e komunave fituese të një granti me vlerë mbi 1 milion euro.

Veriu.info mëson se ndër komunat përfituese që do të shpallen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ‘Let’s Do It Kosova’, do të jenë: Gjakova, Kamenica, Vushtrria, Drenasi, Suhareka dhe Obiliqi.

Tri prej këtyre komunave drejtohen nga AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj, që janë Gjakova, Suhareka dhe Obiliqi.

Drenasi udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci i PDK-së, Kamenica nga Qendron Kastrati i PSD-së dhe Vushtrria nga Xhafer Tahiri i LDK-së.