KDI: Qeveria ta penalizojë 'Bechtel Enkan' me 40 mijë euro në ditë

Ekonomia December 24, 2018 - 13:55
Lexo Detajet

Instituti Demokratik  i Kosovës(KDI), ka publikuar një analizë të faktorëve që dërguan deri në humbjen e 53 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës, për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Referuar hulumtimit të publikuar  që nga fillimi i nënshkrimit të kontratave gjatë kohës sa ministër i Infrastrukturës ishte Fehmi Mujota, pastaj Lutfi Zharku e deri në qeverisjen aktuale të Pal Lekajt kanë munguar dokumentet bazë në planin e pagesave dhe pritshmëritë e Qeverisë, shkruan zeri.info.

"Nuk specifikohet cilat janë pritshmëritë e Qeverisë dhe plani i pagesave, cilat do të ishin këstet", ka treguar menaxherja e projekteve në KDI, Diana Metushi-Krasniqi.

Ndonëse iu është ofruar qasje e pjesshme në dokumentet zyrtare të MI-së për këtë kontratë, në bazë të analizës ajo ka thënë se është dashur që Bechtel Enkas t'i paguhen 48 milionë euro jo 53 milionë, raporton zeri.info.

"Në bazë të dokumenteve diku kishte rezultuar të ishte paguar dëmshpërblim që maksimumi të ishte 48 milionë. Ne nuk jemi shume te sigurtë që kjo ështe shifra. Prandaj,kërkojme nga ZKA të auditoj qasjen financiare të kësaj", ka kërkuar ajo në mes tjerash.

Përfaqësuesja e KDI-së ka kërkuar nga Qeveria që ta penalizoj Bechtel Enkan me një detyrim financiar prej 40 mijë eurosh në ditë, bazuar në kontratë ku përfshihen rreziqet dhe pengesat.

"Sipas kontratës në fjalë kontraktori ka parashikuar të gjitha rreziqet dhe pengesat që mund te ballafaqohet. Qeveria duhet të filloj ta penalizoj për 40 mijë euro në ditë "Bechtel Enkan" pas 31 dhjetorit", ka thënë tutje Metushi-Krasniqi.

Sipas saj faktori kyç që ka dërguar në humbjen e këtyre 53 milionëve la qenë neglizhenca e Qeverisë.

Për këtë rast, ajo ka kërkuar nga  Prokuroria të hetoj neglizhencën e Qeverisë dhe nga Zyra Kombëtare e Auditorit një auditim kontrate.

Ndërtimi i kësaj autostrade është thënë të përfundoj me 31 dhjetor të këtij viti, por pavarësisht këtij afati të caktuar kohor, ka deklarime  se autostrada mund të mos përfundoj deri në fund të vitit./ZËRI/