'Devolli Corporation' shpërblehët me çmimin 'Punëdhënësi i vitit 2018'

Ekonomia December 19, 2018 - 09:48
Lexo detajet!

Në një gala mbrëmje të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ku përveq bizneseve të ndryshme dhe udhëheqësve të Odës ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, "Devolli Corporation" është shpërblyer me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2018”

Këtë çmim në emër të "Devolli Corporation" e pranoj Anëtari i Bordit të Devolli Corporation Z. Nehat Devolli.

Devolli Corporation e themeluar në vitin 1989 ka mbi 1,500 të punësuar dhe vlersohet një ndër kompanit më të mëdha në Kosovë dhe më gjërë.

Produket e saja eksportohen në mëse 20 vende të ndryshme të botës.

Image 
Image