Në Suharekë protestohet para KEDS-it sepse mbetën pa rrymë për orë të tëra

Ekonomia December 18, 2018 - 14:13
Lexo Detajet

Banorët e Komunës së Suharekës kanë protestuar sot para qendrës së Distributorit për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike, KEDS për shkak të pa kënaqësive të tyre me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar edhe nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, që t’i bashkohet protestës.

“I nderuari Kryetar i Komunës sonë, shkëlqesia juaj z.Bali Muharremaj: Ne qytetarët e Komunës së Therandës edhe pse të paktë në numër, u tubuam afër Degës së Keds Energy në Suharekë, për protestën paqësore kundrejt shumë paknaqësive ndaj Distributorit turk – Keds Energy”. Ne ishim në këtë protestë kundër Keds po ku mbetët ju?”, është thirrja e qytetarëve nga Suhareka.

Ata janë shprehur se kërkojnë përgjegjësi dhe llogari nga ana e KEDS-it, për ndalesat e shpeshta dhe të vazhdueshme.

“Na vjen mirë kur shkruan postime në lidhje me këtë çështje të rëndësishme, mirëpo do të ishte më e arsyeshme të ishe pjesë e këtij tubimi paqësor i cili kishte për qëllim vetëm: Përgjegjësinë dhe llogarinë e ” Keds Energy ” për ndalesat e shpeshta e të vazhdueshme të energjisë elektrike. Populli përmbi të gjitha”, janë shprehur ata.

Gjatë ditës së djeshme qytetarët e Kosovës kanë nisur një iniciativ për të shprehur prtestën me komente në rrjetin social Facebook.

Faqja zyrtare e Korporatës Energjetike KEDS në Facebook, është vërshuar nga qytetarët e vendit të zemëruar nga reduktimet me energji elektrike.

Për rreth gjysmë ore, qytetarët kanë shkruar mbi 1000 qindra komente, duke kërkuar rrymë dhe jo reduktime.

“Ose lëshoje rrymën, ose Kosovën”, thuhet në shkrimet e sinkronizuara të të gjithë qytetarëve që komentonin në postimet e KEDS.