Lajm i mirë për punëtorët e Pallatit të Rinisë

Ekonomia December 17, 2018 - 11:02
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Pallati i Rinisë, tash e tutje është nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se tashmë Pallati i Rinisë është në menaxhim të kësaj komune.

I pari i Prishtinës ka bërë të ditur se do të fillojnë të punojnë në stabilizimin e ndërmarrjes, që sipas tij, janë mbi 3 milionë euro borxhe.

“Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë paguar paga për 2 muaj”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social “Twitter”.

Image