KEDS tregon arsyen e ndaljes së rrymës në Fushë Kosovë e Suharekë

Ekonomia December 16, 2018 - 23:45
Lexoni më shumë lajme nga vendi

KEDS-i, ka njoftuar se ndalesat e sotme të energjisë elektrike në Fushë Kosovë e në Suharekë kanë qenë të planifikuara.

Përmes një njoftimi për media KEDS-i ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike në Fushë Kosovë dhe në Suharekë ka qenë e planifikuar, shkruan lajmi.net.

Sipas KEDS-it, ndalesa në Suharekë është bërë për shkak të punimeve të KOSTT-it, pra me kërkesë të kësaj kompanie, ndërsa në Fushë Kosovë është dashur domosdoshmërisht të vendoset një transformator shtesë në asetet e tensionit të lartë.

Njoftimi i plotë nga KEDS pa ndërhyrje:

Ndalesat e sotme në Suharekë dhe Fushë Kosovë

KEDS njofton se ndalesat e sotme në Fushë Kosovë dhe Suharekë nuk kishin të bëjnë me riparime.

Siç i kemi njoftuar mediat në detaje paraprakisht, ndalesa në Suharekë është bërë për shkak të punimeve të KOSTT-it, pra me kërkesë të kësaj kompanie, ndërsa në Fushë Kosovë është dashur domosdoshmërisht të vendoset një transformator shtesë në asetet e tensionit të lartë.

Kjo ka ndodhur për shkak të kapaciteteve të reduktuara të KOSTT-it, të krijuara edhe nga rritja e shpejtë e rezidentëve në këtë komunë.  KEDS e ka zgjidhur problemin e mbingarkesave me shtimin e transformatorëve nga dy në tre, por tejkalimi komplet i mbingarkesave ka të bëjë me shtimin e kapaciteteve të transmisionit, që nuk janë kompetencë e jona.

Ndërkohë, gjatë punimeve në Suharekë të bëra nga KOSTT, KEDS e ka shfrytëzuar këtë hapësirë për të shpërndarë ngarkesën në mes të transformatorëve në mënyrë që të zgjidhet çështja e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e asaj komune.

Ndryshe, do të ishte e pamundur që KOSTT-i të furnizonte të gjitha daljet.