Nijazi Thaqi: Reduktimet rrymës nuk janë pëgjegjësi e KEK-ut

Nijazi Thaqi: Reduktimet rrymës nuk janë pëgjegjësi e KEK-ut

Ekonomia dhjetor 16, 2018 - 21:36
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Drejtori Menaxhues i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaqi, iu ka drejtuar qytetarëve të Kosovës për shkak të thirrjeve të shumta dhe mesazheve që ka marrë lidhur me mungesën e energjisë elektrike.

Ai tha se e ndjen obligim të ndan me informata sa i përket obligimeve të KEK-ut dhe sa janë kapacitetet prodhuese ,njofton Klan Kosova.

“KEK-u ka obligim prodhimin e energjisë elektrike, kapacitetet maksimale të termocentraleve tona që i kemi në dispozion për rrjet janë 800 Megavat Ore Energji Elektrike. Nga data 13 dhjetor, KEK-u është duke prodhuar me kapacitete të plota, pra prodhimin e kemi 800 MË/h për rrjet dhe nevojat e brendshme që aktualisht është rreth 870 MË/h”, deklaroi ai në rrjetin social Facebook.

LEXO EDHE: Lluka arsyeton KEDS-in për reduktimet

Ai tha se ky është obligimi i tyre dhe  sipas tij këtë janë duke e përmbushur me përgjegjësi të lartë dhe me një angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve të KEK.

“Sa i përket reduktimeve për të cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund të japim asnjë përgjigje për shkak se nuk është përgjegjësi e jona. Me poshtë mund të shihni saktë se jemi në prodhim në këto moment”, shkruan më tej Thaqi.